Skip to content

Zbulohet “detyra e re” që i është caktuar Yuri Kimit në administratën e Trump

Screenshot 20250226 235441 Gallery 750x375 1

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i është caktuar detyra një “rol i ri” nga Administrata Trump.

Yuri Kimit i është caktuar detyra për përpilimin e një liste të re përjashtimesh për ngrirjen e ndihmës së huaj në Ukrainë. Kjo njësi drejtohet nga Pete Marocco, një aleat i Trump dhe skeptik për ndihmën e huaj, i cili ka marrë një rol udhëheqës në çmontimin e USAID-it.

Një proces i ngadaltë burokratik ka lënë të ngrirë shumë programe, drejtuesit e të cilëve besojnë se kanë të drejtë për heqje dorë. Shumë grupe anembanë botës përfshirë Ukrainën nuk kanë qenë në gjendje të rivendosin fondet e tyre ose madje të kuptojnë se kë të kontaktojnë në USAID për një heqje dorë.

Kujtojmë që Sali Berisha e ka cilësuar si armike Yuri Kimin e cila në realitet është një mike e afërt me Donald Trumpin.