Skip to content

“Financimet e organizatave fitimprurëse nuk sjellin produkt”- Avokati: Reforma në Drejtësi është kthyer si një dimension populist për t’u rënë atyre që udhëheqin

Avokati Sokol Hazizaj, në emisionin Open në News24, thotë se financimet e organizatave fitimprurëse në Shqipëri nuk sjellin asnjë produk për shkak se përqendrohen vetëm në disa duar.

Sipas tij, të gjithë projektet nuk kanë dhënë rezultat, përveç Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se “është kthyer si një dimension populist për t’u rënë atyre që udhëheqin”.

Hazizaj: Produkti financiar i organizatave fitimprurëse, vjen në një vend për të shpërdorë në shtresat në nevojë. Fakti ka treguar se gjithë ky imput financiar në Shqipëri është dimensionuar vetëm në një numër të reduktuar njerëzish. Fakti ka treguar se ky lloj donacioni financiar nuk ka sjellë ndonjë produkt, përveç reformës në drejtësi. Nuk ka funksionuar as kompjuteri te blegtorët. As qendra shëndetësore në shërbim të qytetarëve.

Fakti ka treguar se të gjitha projektet, pjesa më e madhe e financave, për shkak të njerëzve në hetim, është abuzuar.

Reforma në Drejtësi ka sjellë ndryshim të mentalitetit populist të njerëzve në raport me qeverisjen? Është e vërtetë. Reforma në Drejtësi është kthyer si një dimension populist për t’u rënë atyre që udhëheqin. Erdhi për t’u rënë atyre të mëparshmëve dhe dimensionohet nga ky i sotmi për t’i rënë shokëve apo kolegëve të tij. Instrument presioni ndaj njerëzve që nuk i dëgjojnë, për t’i shtrënguar dhe më tej.

Rezultati, del vetëm në sjellje. A ka ndryshuar Shqipëria për shkak të donacioneve sot nga 15 vjet më parë? Ka ndryshuar. Por nëpërmjet kujt fondeve, këtyre donacioneve? Di ndonjë projekt që ka dhënë rezultat social. Përveçse të njëjtit njerëz filluan lëvizje për shkak të këtyre donacioneve në 2004 dhe sot i ke në politikë. Nuk kanë sjellë risi qeverisëse në favor të qytetarëve dhe të drejtën dhe standardin e së drejtës te qytetarët. Dhe kjo duket e qartë.

 

“”