Faktorë të caktuar mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të aritmisë.
Këtu përfshihen:
Sëmundja e arteries koronare, probleme të tjera me zemrën dhe një ndërhyrje e mëparshme kirurgjikale në këtë organ. Ngushtimi i arterieve të zemrës, ataku në zemër, çrregullime të valvulave të zemrës, një ndërhyrje e mëparshme në zemër, kardiomiopatia dhe dëmtime të tjera të zemrës janë faktorë për thuajse çdo lloj aritmie.
Tensioni i lartë i gjakut, rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjes së arteries koronare. Ai mund të shkaktojë ngurtësim dhe trashje të mureve të barkushes së majtë, duke ndryshuar kështu rrugën nëpër të cilën kalojnë impulset elektrike.
Sëmundja kongjenitale të zemrës – Lindja me një çrregullim të zemrës mund të ndikojë tek ritmi i saj.
Problemet me tiroidet. Hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi gjithashtu mund të rrisin rrezikun e aritmisë.
Ilaçe dhe suplemente. Disa ilaçe të caktuara që përdoren për kollën ose ftohjen, të marra pa rekomandimin e mjekut, mund të shkaktojnë zhvillim të aritmisë.
Diabeti. Rreziku për zhvillimin e sëmundjes së arteries koronare dhe tensionit të lartë të gjakut rritet më shumë nëse nuk e mbani diabetin nën kontroll.
Apnea obstruktive e gjumit. Ky çrregullim, ku njerëzit përjetojnë bllokim të frymëmarrjes ndërsa flenë, mund të rrisë rrezikun e bradikardisë, fibrilacionit atrial dhe llojeve të tjera të aritmisë.
Mosbalancim të elektroliteve. Substancat në gjak të quajtura elektrolite, si kaliumi, sodiumi, kalciumi dhe magnezi, ndihmojnë në tejçimin e impulseve elektrike në zemër. Nivelet shumë të larta ose të ulëta të elektroliteve mund të ndikojnë tek impulset elektrike të zemrës dhe çojnë në zhvillimin e aritmisë.
Abuzimi me alkoolin- Konsumimi i shumtë i alkoolit mund të ndikojë tek impulset elektrike në zemër dhe rrisë predispozitat e zhvillimit të fibrilacionit atrial.
Përdorimi i kafeinës ose nikotinës. Kafeina, nikotina dhe stimulantë të tjerë gjithashtu mund të shkaktojnë rrahje shumë të shpejta të zemrës dhe zhvillimin e aritmive. Llojet e jashtëligjshme të drogës, si kokaina, mund të kenë pasoja të rënda në zemër dhe çojnë në vdekje të papritur për shkak të fibrilacionit ventrikular.
Burimi: Mayo Clinic