“WhatsApp” aktualisht nuk funksionon për të paktën 62,000 përdorues

Aplikacioni popullor i mesazheve “WhatsApp” u ndërpre për disa përdorues anembanë globit sot.

Përdoruesit që përpiqeshin të identifikoheshin në aplikacionin ose në ueb “WhatsApp”, u përballën pamundësi për të dërguar SMS pasi shërbimi aktualisht nuk është i disponueshëm. “WhatsApp” aktualisht nuk funksionon për të paktën 62,000 përdorues, me shumicën që raportohen në Londër, shkruan “The Mirror”.

“Website Downdetector”, i cili monitoron ku ka probleme me faqet e internetit dhe aplikacionet, tregoi rritje të mëdha për probleme “WhatApp” , me njerëzit që thanë se ishin prekur nga ndërprerja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re