Skip to content

Video e përplasjes së furishme mes Zelensky dhe Trump: Dhe akuzat e ndërsjellta

Capture 4

Takimi i tensionuar mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë kulmon me akuza të ndërsjellta dhe dështimi për nënshkrimin e marrëveshjes.

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky u pa si një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin dypalësh. Shtëpia e Bardhë e kishte paralajmëruar takimin me bujë, duke theksuar rëndësinë e diskutimit të çështjeve strategjike, duke përfshirë bashkëpunimin në shfrytëzimin e tokave të rralla të Ukrainës, burimeve minerale që janë kyçe për industrinë e teknologjisë.

Pritshmëritë ishin të larta: një marrëveshje për këto minerale mund të ishte një fitore e favorshme si për Ukrainën, në aspektin ekonomik, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara, për sa i përket furnizimit me burime kritike.

Një takim i pritur me shpresë

Kur Zelensky mbërriti në Uashington, atmosfera dukej e përzemërt. Imazhet e para tregonin shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje, me deklarata të qëllimit të përbashkët. Zelensky, me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, kishte deklaruar: “Së bashku, ne mund ta ndalojmë Putinin”, duke treguar një dëshirë të përbashkët për të adresuar sfidat gjeopolitike në rajon. Dita përfshinte, përveç takimit në Zyrën Ovale, një konferencë të përbashkët për shtyp dhe nënshkrimin e marrëveshjes për tokat e rralla. Megjithatë, klima ndryshoi me shpejtësi.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Trump dhe Zelensky

Gjatë takimit situata u përshkallëzua. Trump, i mbështetur nga zëvendëspresidenti JD Vance, shprehu pakënaqësinë me pozicionin e Ukrainës ndaj Rusisë. Kamerat kapën momente tensioni në rritje, ku Trump sulmoi Zelenskyn me fjalë të ashpra: “Ju po luani me Luftën e Tretë Botërore, nuk keni respekt për ne”. Zelensky u përpoq të mbante një ton të qetë, por kritikat u bënë gjithnjë e më të ashpra.

Në një moment, Vance shtoi, “Ai kurrë nuk tha faleminderit këtu”, duke iu referuar mbështetjes financiare dhe ushtarake të SHBA për Ukrainën. Trump më pas ngriti tonin, duke mbyllur çdo mundësi negocimi: “Nuk do të ishe i ashpër pa SHBA-në. Nuk keni letra në dorë. Ose bëjmë një marrëveshje ose jemi jashtë. Dhe nëse tërhiqemi, do të shihni që nuk do të jetë e këndshme”.

Prishja përfudimtare

Ndërsa gazetarët u larguan nga Zyra Ovale, delegacioni ukrainas kërkoi vazhdimin e takimit, por përgjigja ishte jo. Zelensky u  iku  dhe marrëveshja për tokat e rralla dështoi. Menjëherë pas kësaj, Trump përsëriti qëndrimin e tij me një mesazh në Truth Social: “Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Shtëpia e Bardhë më vonë lëshoi ​​një deklaratë zyrtare: “Trump dhe JD Vance nuk do të lejojnë kurrë të përfitojnë nga amerikanët”, duke shtuar se të dy udhëheqësit “gjithmonë do të mbrojnë interesat e amerikanëve dhe atyre që respektojnë pozitën e Amerikës në botë”.

Së fundi, para se të nisej për në Florida, Trump përsëriti mendimet e tij:

  • “Takimi nuk shkoi siç ishte planifikuar. Ne kërkojmë paqe. Ne nuk duam që të nënshkruhet një marrëveshje dhe pastaj të mos ketë paqe. Ne duam të vijë paqja. Ne nuk duam një luftë që zgjat dhjetë vjet. Kam krijuar përshtypjen se Zelensky dëshiron diçka që unë nuk mund t’ia jap. Ai dëshiron të vazhdojë të luftojë, ne duam t’i japim fund kësaj masakre”.

Përballë mundësisë së një tërheqjeje amerikane nga konflikti, Zelensky komentoi:

  • “Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj, por ne nuk mund të humbasim vlerat tona, njerëzit tanë. Ne nuk mund ta humbim lirinë tonë.” Megjithatë, presidenti ukrainas refuzoi të kërkojë falje: “Unë mendoj se duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë dhe nuk jam i sigurt se kemi bërë ndonjë gjë të gabuar”.

Pas përçarjes me Uashingtonin, e ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë duket më e pasigurt se kurrë.

 

Përshtati në Shqip S