Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun Berat Nisën në Ora 08:00 – Ja Kandidatët në Garë
Procesi i votimit për primaret e Partisë Demokratike në Qarkun Berat ka nisur sot në mëngjes, në orën 08:00. Ky proces, i organizuar për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në këtë qark, po zhvillohet në katër degët e Partisë Demokratike në qytetet Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar. Votimi do të përfundojë në orën 18:00, pas së cilës do të fillojë numërimi i votave në selinë e Partisë Demokratike në Berat, ku priten edhe kutitë e votimit nga degët e tjera.
Procesi është organizuar sipas formulës “Një anëtar, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë për një prej kandidatëve të renditur në fletën e votimit. Fleta e votimit përmban të gjithë kandidatët nga degët e Berat, Kuçovë, Poliçan, Dimal dhe Skrapar.
Në garë për primaret janë 10 kandidatët, të cilët janë:
- Avenir Berberi (biznesmen)
- Esmeralda Braho (mjeke)
- Erion Dasho (mjek)
- Zija Ismaili (mjek)
- Fatmira Kola (pedagoge)
- Ledion Marra (inxhinier)
- Oltion Merdari (pedagog)
- Shaqo Merkaj (ish-ushtarak)
- Monika Qosja (stomatologe)
- Thoma Rumniçi (inxhinier)
Ky proces është një hap i rëndësishëm për përzgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme për deputetë.
