Skip to content

Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Berat, dëmtohet në kokë njëri prej tyre

1732617763 policia sd 1

Policia ka nisur procedimin penal për shtetasit A. H. dhe B. H. (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, ata janë konfliktuar dhe      kanë goditur me dru shtetasit O. L. dhe F. L. (vëllezër).

Si pasojë, F. L. ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.