Skip to content

Bie aksidentalisht nga pallati në ndërtim, humb jetën 60-vjeçari

auto 0321740472865 750x375 1

Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë, mesditën e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu” në kryeqytet në një pallat ende të papërfunduar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 60-vjeçari, ende i paidentifikuar ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.