Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur numërimi i votave në qendrat e votimit pas mbylljes së procesit të Primareve.
Bardhi deklaron se procesi i zgjedhjeve për primaret në PD ishte demokratik, transparent dhe model për një forcë politike.
Ai shkruan se pjesëmarrja masive tregon entuziazmin e demokratëve, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Të gjithë bashkë drejt 11 Majit, për të larguar qeverinë që ka shkatërruar Shqipërinë”, shkruan Bardhi.
Postimi i plotë
Nisim fazën e dytë atë të numërimit të vullnetit demokratëve, pas mbylljes së një procesi votimi demokratik, transparent dhe model për një forcë politike.
Pjesëmarrja masive tregon entuziazmin e demokratëve për të sjellë ndryshimin. Faleminderit me zemër për secilin anëtar të PD që u bë pjesë e këtij procesi.
Të gjithë bashkë drejt 11 Majit, për të larguar qeverinë që ka shkatërruar Shqipërinë!