Koha me shi duket se ia ka vështirësuar ato pak hapa deputetëve. Shumë prej tyre i kemi parë që të mbërrinin pa çadra, ndonëse dukej se koha nuk ishte fort e qëndrueshme.
E kur moti ka surpriza, në ndihmë vijnë gjithnjë miqtë, edhe nëse janë nga pala tjetër. E konkretisht e kemi fjalën për dy deputetet, që kanë ndarë së bashku jo vetëm çadrën, por edhe një bisedë miqësore.
Dhurata Çupi nga Partia Demokratike ka mbërritur në oborrin e Parlamentit pa çadër. Por menjëherë, ka qenë Blerina Gjylameti ajo që i ka ardhur në ndihmë, duke i ofruar një vend në çadrën e saj.
E jemi të sigurt që në ato pak metra që dy zonjat kanë bërë, ndasitë politike nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve të tyre. Të buzëqeshura dhe tërësisht të përfshira në bisedë, dy deputetet e kanë bërë bashkë atë rrugë të shkurtër. Jemi të sigurt, që dy zonjat do ti shohim sërish në shoqërinë e njëratjetrës, edhe kur mos t’ju duhet të ndajnë një çadër.