Skip to content

Aksident në Peqin-Elbasan/ Makina përplaset me furgonin, 2 të vdekur

IMG 5358 750x346 1

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin Bishqem.

Dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën, njëra tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga Anesti Bufi.

Ai së bashku me disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërsa drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes duke humbur jetën

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.