Skip to content

EMRI/ Aksident në rrugën Lezhë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Lezhë-Fushë Krujë.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burime bëjnë me dije se 77-vjeçari Rexhep Tamizi ka humbur jetën ne vend si pasojë e goditjes.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe dhe ndërprerja në mënyrë të gabuar të rrugës nga ana e viktimës .

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“”