Skip to content

Dy ditë me vonesë, Basha ia del ta regjistrojë partinë e tij në zgjedhje!

img 8197 1 750x375 1

Lulzim Basha ia ka dalë që ta regjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e partisë “Koalicioni Euroatlantik”.

Drejtuesi ligjor i këtij koalicioni është Endri Hasa, ish deputet i PD.

Basha nuk e regjistroji dot partinë në këtë sigël për shkak të mungesës së disa dokumentacioneve, dhe afat për plotësimin e tyre u ishte lënë e hëna e sotme.

Me regjistrimin e partisë së Lulzim Bashës, në total janë regjistruar 53 parti për të garuar në zgjedhjet e 11 majit.