Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës teksa presin për të kaluar drejt shtetit grek pas disa ditëve pushim lidhur me një festë që shënohet si “E hëna e pastër”.
Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, ditën e sotme po i drejtohen sërish Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë të krijohet radhë në këtë doganë.
Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë. Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele.
