Kryeministri Edi Rama, nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit, tha se për të shkuar aty nuk ka qenë e lehtë.
Rama: Për të ardhur këtu ka qenë jo e lehtë. Ka qenë situatë skeptike, janë bërë shumë biseda, pasatj vera e vjetshme na ka çliruar shumë, arritëm në afro 400 mijë turistë gjermanë dhe këtë vite synojmë të arrijmë gjysmë milionëshin, të paktën në turistë gjermanë.
Turistët gjermanë janë vërtet një lloj testi domethënës, sepse janë të ngadaltë në marrjen një vendimi për të hyrë në një vend, pastaj janë komplet pushtues. Janë turistë që vijnë me të gjitha pretendimet. Kjo është shumë gjë e mirë që na ka ndodhur.
Nga ana tjetër, imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë të plotë edhe në aspektin e proceseve të tjera, të respektit, dinjitet dhe anëtarësimit në BE. Është pak por e sigurt, përmes turizmit, disa vende para nesh thyen akullin dhe kaluan malin e paragjykimeve. Për ne ka qenë vargmal, jo mal.