Skip to content

Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO hedh shortin, caktohet gjyqtari i çështjes së kryebashkiakut Veliaj

640 0 1740129910xveliaj shoqerohet 724 640x375 1

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar ditën e sotme kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim.

Ditën e sotme është hedhur shorti ku u caktua si trup gjykues monokratik gjyqtari Engert Pëllumbi. Ende nuk është caktuar data e seancës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka ankimuar masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror të SPAK, Olsi Dado.