Dhoma e Avokatisë Berat i është bashkëngjitur kolegëve të saj në Elbasan dhe në Korçë duke bojkotuar për 3 ditë seancat gjyqësore.

Në një komunikatë për mediat thuhet:

NJOFTIM
DHOMA E AVOKATISE BERAT

Drejtuar: 1- Gjykates se Shkalles se Pare se Rrethit Berat.
2- Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Berat.

Komiteti Drejtues i DHASH, ne mbledhjen e dates 25.03.2019, pasi analizoi situaten ne lidhje me ngjarjen e rende pas ekzekutimit mafioz te antarit te dhomes se Avokatise Elbasan, avokati Ravik Gurra, e konsideroi kete nje ngjarje shume te rende, e cila ka goditur vete profesionin e avokatit.

Per kete qellim, ne shenje proteste, por edhe duke ju drejtuar organeve kompetente qe te intensifikojne punen ne drejtim te zbulimit dhe vendosjen perpara drejtesise te autoreve te krimit, por njekohesisht per te dhene mesazhin e qarte organeve kompetente, qe te risin efektivitetin e punes ne drejtim te parandalimit te ngjarjeve te tilla ne pergjithesi dhe te profesionit te nderuar te avokatit ne vecanti, vendosi:

  • Te nderprese perfaqesimin perpara çdo gjykate dhe organi proçedues ne Republiken e Shqiperise per diten e Merkure, Enjte dhe te Premte perkatesisht ne datat 27, 28 dhe 29 Mars 2019.
  • Perjashtim do te behet vetem per perfaqesimin per masat e sigurimit ne proçeset penale.

Ju bejme me dije se vendimi i mesiperm ka efekt per te gjithe avokatet, antare te DHAF (Dhomes se Avokatise Fier) dhe thyerja e ketij vendimi nga avokate te veçante do te perbeje shkak per proçedim disiplinor.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin!
Sekretari I DHOMES SE AVOKATISE Berat
AV. Plarent Lapardhaja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re