Skip to content

Të droguarit në Berat dhunojnë varret, vjedhin vazot e bronzit! Gjenden shiringat por jo autorët (Video)

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 2

Në Berat, roja ka denoncuar dhunimin e varreve dhe vjedhjen e sendeve dekorative në varrezën publike të qytetit. Dyshohet se keto akte vandale i kryejnë të droguarit, ndersa policia ka identifikuar dy persona dhe po punon për arrestimin e tyre.

Prej disa ditësh, në varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar, thyer e vjedhur varret. Dhunimi i varreve ka ndodhur gjatë natës, ku disa persona kanë thyer me leva mermeret dhe kanë shqyer e vjedhur vazot e ndriçimit prej bronzi e bakri. Në varret e dhunuara duken qartë shiringat e drogës.

Roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu tregon se, pasi ka konstatuar dëmet ka njoftuar policinë por ende nuk jane arrestuar autoret. Sipas tij dhunuesit dhe hajdutët e varreve janë përdorues droge por edhe persona nga shtresat vulnerabël.

“Kanë thyer 10 varre, kanë shqyer alumin dhe kanë vjedhur gotat e bronzit. Janë beqarë, të droguar. Policia thotë kanë qenë 3-4 vetë por ende s’janë kapur”, tha roja Polizoi Tavanxhiu.

Duke deklaruar se dëmet e shkaktuara janë të mëdha, Tavanzhiu bën apel për marrjen e masave nga bashkia dhe policia si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në varrezat publike të qytetit, pasi gjate nates nuk ka roje.

Burime zyrtare nga policia e Beratit konfirmuan se dy prej autorëve janë identifikuar, shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 1 1