U la i lirë, aq sa thuajse filloi të kapë secilin dëshmitar vetë e t’i bëjë presion, e faktuar kjo tashmë edhe me shoqen e tij, kryetaren e Komisioni të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Por Veliaj ngulmon se duhet të ishte ende në zyrë pasi ai nuk i prish provat.
Megjithatë pak nga pak Lali Eri po vetëdijësohet se kush e ka porosit burgosjen e tij. Në një reagim të fundit ai flet për ‘kurthe’, por siç dihet kurthe, nëse t’i ngren kundërshtari, kjo as që përmendet fare në retorikë sepse dihet që kundërshtari atë punë ka, kur një politikan përmend fjalën kurth ka parasysh thuajse gjithmonë njerëzit brenda llojit.
Dhe jo rastësisht, Veliaj fjalën kurth e ka përdorur vetëm dy ditë pasi Edi Rama dha urdhër të prerë të tijve që mos t’i bëjnë asnjë mbrojtje Lali Erit. Kushdo që e bën këtë tha kreu organizatës, do t’i marr mandatin e deputetit.
Mesa duket tani, duke u mësuar me burgun, Veliaj edhe po qartësohet se tashmë se është krejtësisht vetëm dhe nga partia po trajtohet si hajdut.
Reagimi i Erion Veliaj:
- Se mos prishen lodrat!
Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.
Cilat prova do të prish unë?
Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?
Çfarë provash do prish?
Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt?
Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë. Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!
Përqafime të gjithëve!
