Ministria e Bujqësisë përmes një reagimi zyrtar mëngjesin e kësaj të marte ka konfirmuar rastin e gripit të shpendëve në fermën “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit.
Ferma e ndodhur në fshatin Maliq Muço, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës, është vendosur në karantinë pasi ka patur ngordhje shpendësh. Po ashtu edhe një fermë në Shën Vlash është në karantinë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Shumica e rasteve njerëzore të gripit të shpendëve, të shkaktuar nga virusi i gripit të shpendëve A(H5), në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të lehta, deri më tani, dhe shumica janë shfaqur tek njerëzit që kanë pasur ekspozim ndaj kafshëve të sëmura ose të infektuara.
Ashpërsia e sëmundjes së lidhur me gripin e shpendëve ka variuar nga e lehtë në të rëndë, duke përfshirë edhe humbje të jetës.
Shenjat dhe simptomat e raportuara të gripit të shpendëve te njerëzit kanë ndryshuar. Skuqja e syve ka qenë simptoma mbizotëruese në mesin e rasteve të fundit në SHBA të infeksionit me virusin e gripit të shpendëve A(H5). Gjithashtu janë raportuar edhe problematika me frymëmarrjen dhe ethe.
Shenjat dhe simptomat e lehta të gripit të shpendëve tek njerëzit mund të përfshijnë:
- skuqje dhe acarim të syve (konjuktivit)
- ethe (temperaturë 37,8ºC ose më e lartë)
- kollë
- dhimbje të fytit
- bblokim të hundëve
- dhimbje të muskujve ose të trupit
- dhimbje koke
- lodhje
Simptomat më pak të zakonshme përfshijnë diarre, nauze ose të vjella.
*Ethet mund të mos jenë gjithmonë të pranishme
Shenjat dhe simptomat e sëmundjes së moderuar deri në të rëndë
Shenjat dhe simptomat e sëmundjes së moderuar deri në të rëndë nga gripi i shpendëve te njerëzit mund të përfshijnë:
- temperatura e lartë
- gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
- konvulsione
Komplikimet
Komplikimet e gripit të shpendëve mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- pneumoni,
- probleme të frymëmarrjes,
- sindroma e distresit akut respirator,
- dëmtim akut i veshkave
- sepsë, shoku septik
- dhe inflamacion i trurit (meningoencefaliti)
Fillimi i Simptomave
Koha që nga momenti kur një person ekspozohet dhe infektohet me viruset e influencës së shpendëve A(H5) deri në fillimin e simptomave të frymëmarrjes është rreth tre ditë, por mund të variojë nga rreth 2 deri në 7 ditë. Megjithatë, simptomat e syve si skuqja dhe acarimi mund të shfaqen një deri në dy ditë pas ekspozimit dhe infektimit me virusin e influencës së shpendëve A(H5).
Periudha kur njerëzit janë ngjitës
Periudha e ngjitjes për një person me sëmundje të lehtë për shkak të gripit të shpendëve nuk është kuptuar mirë, por mendohet të jetë e ngjashme me gripin sezonal.
Njerëzit mendohet se janë më ngjitës gjatë ditëve të para të sëmundjes së tyre.
Njerëzit me sëmundje të rënda (p.sh. pneumoni) që kërkojnë shtrimin në spital mund të kenë nivele të larta të virusit në traktin e poshtëm të frymëmarrjes dhe mund të jenë ngjitës për disa javë.
Sa zgjat sëmundja e gripit të shpendëve
Gripi i shpendëve zakonisht zgjat nga disa ditë deri në më pak se dy javë, por sa zgjasin simptomat mund të ndryshojë nga personi në person. Njerëzit të cilët janë të sëmurë rëndë (për shembull, të intubuar për pneumoni të rëndë dhe probleme të frymëmarrjes ) mund të qëndrojnë të sëmurë për disa javë.
Disa njerëz që kanë pasur grip të shpendëve nuk kanë raportuar asnjë simptomë. Aktualisht nuk dihet se sa e zakonshme është kjo. Njerëzit që nuk kanë simptoma mund të jenë a ngjitës për të tjerët./Shendeti.com.al