Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar ministren e Energjisë, njëherësh edhe zv.kryeministren Belinda Balluku se ka bërë vjedhje të jashtëzakonshme me energjinë elektrike.
Në prezantimin e programit të PD për sektorin e energjisë, Sali Berisha u shpreh se shumica e energjisë elektrike shitet në bursën private të Belinda Ballukut.
“TEC-i i Vlorës kishte nevojë për një përfundim dhe investim dhe zgjatja e tubacionit, por u desh të merren barxhat nga Bangladeshi që vetëm të vidhej.
Energjia dhe sistemi i saj nga një sektor i fuqishëm, lider u shndërrua në një barrë të rëndë për shqiptarët dhe bizneset shqiptare sepse vjedhjet masive, punësimi pa asnjë kriter bënë që të jetë kjo një pasuri ndëshkuese për shqiptarët.
Me mburrje deklarojnë se kemi investuar 1.3 miliardë. Po ku janë? Keni vjedhur të paktën 1.3 miliardë. Duke parë vjedhjet e jashtëzakonshme, BB u imponoi hapjen e bursës, bursa sa u hap iu vu dryni. Vetëm 10% e energjisë tregtohet në bursë, të tjerat në bursën private të Lubi Ballukut me ekipin e saj që nuk kanë të ndalur”, tha Berisha.
PJESE NGA FJALA E SALI BERISHES
Shqipëria ia doli të shndërrohet në faktor kryesor, në projektin më të madh që Europa kishte në atë kohë, gazsjellësin TAP dhe duhej një rol përcaktues në këtë gazsjellës në finalizimin e kontratës me këtë gazsjellës.
Për shkak të këtij gazsjellësi, një marrëveshje tjetër gazsjellësi ‘IAP’ që lidhte vendet Shqipërinë-Malin e Zi, Bosjen, Kroacinë. U firmos marrëveshja. Cila ishte vlera e saj. Vlera e saj ishte e jashtëzakonshme, e shndërronte Shqipërinë në hap energjetik kryesor të rajonit.
Epiqendër të shpërndarjes të energjisë në rajon dhe të gazit.
Koha ndaloi miqtë e mi. TAP përfundoi. Nga TAP-i shqiptarët nuk përfitojnë asnjë megavat energji, pavarësisht se kontrata ka përcaktime të qarta, qoftë për ngrohjen dhe prodhimin e energjisë.
TEC i Vlorës kishte nevojë për një përfundim dhe investim dhe zgjatja e tubacionit. Por u desh të merreshin barxhat nga Bangladeshi që vetëm të vidhej.
Energjia, sistemi i saj nga një sektor i fuqishëm, lider u shndërrua në një barrë të rëndë për qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare, sepse vjedhjet masive, punësimi pa asnjë kriter bënë që të jetë kjo një pasuri ndëshkuese për shqiptarët.
Me mburrje deklarojnë se kemi investuar 1.3 miliardë. Po ku janë investuar? Ku janë? Keni vjedhur të paktën 1.1 miliardë.
Duke parë vjedhjet e jashtëzakonshme Banka Botërore u imponoi bursën, hapjen e bursës. Bursa sa u inaugurua i’u vu dryni. Vetëm 10% e energjisë tregtohet në bursë, të gjitha të tjerat në bursën personale, private të Lubi Ballukut, me ekipin e saj që nuk kanë të ndalur.