Kryeministri Edi Rama përsëriti sot mundësinë e artë që i është dhënë vendit tonë lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Rama tha në një live në Facebook, se duhet t’i jaPim fund epokës kur populli shqiptar dhe vendi ynë ishte një vend i dorës së dytë.

Me anëtarësimin në BE, Rama tha se vendi ynë do të jetë vend i dorës së parë. Këtë Rama e cilësoi “hakmarrje të ëmbël”.
Ai tha se një mandat tjetër 4-vjeçar për PS do e çonte Shqipërinë në BE.

Edi Rama: Të vendosim emrin tonë në tryezën e familjes evropiane një herë e përgjithmonë dhe jo vendoset atje ku na ftojnë dhe hiqet sa dalim ne dhe ata vazhdojnë bëjnë mbledhje pastaj për punë të tjera. Jo! Të jemi atje, të barabartë mes të barabartësh. Albania! Që do të thotë çdo shqiptar dhe shqiptare është i/e barabartë mes barabartësh dhe s’ka më mundësi ta shohë dikush nga lart –poshtë sepse është pjesë e së njëjtës familje. Ky është thelbi i gjithë përpjekjes sime dhe kjo është arsyeja pse unë i duroj heroikisht të gjithë llojet e poshtërsive dhe të gjithë llojet e maskarallëqeve, dhe të gjithë llojet e ligësive që më hidhen orë e çast mbi fytyrë dhe më keq akoma që i hidhen dhe familjes sime. Kjo është arsyeja. Tani ka dhe një gjë tjetër që dua të them, dua të them që është bërë problem shumë i madh që ti flet dhe pastaj e sheh që të citojnë mbrapsht.

Mbushur gjithandej ato burimet e infektuara mediatike nëpër rrjete sociale. Rama dy pika dhe pu-pu-pu, lloj-lloj çudish, dhe natyrisht njerëzit i lexojnë titujt dhe kujtojnë se ke thënë ashtu me të vërtetë. Megjithatë, kjo është dhe një arsye më shumë pse ky komunikim i drejtpërdrejtë bëhet që të lehtësojë ngarkesën që merret nga devijimi, deformimi, transformimi i gjërave që thuhen dhe një nga gjërat që unë thashë dhe do e përsëri prapë, është që është momenti i hakmarrjes më të ëmbël për ne nëse do duam të analizojmë si shqiptarë. Të marrësh hak në mënyrë të ëmbël, do të thotë që t’i japësh fund statusit të vendit, të popullit, të qytetarit të dorës së dytë në këtë Evropë dhe të bëhesh një vend, një popull, një qytetar i dorës së parë. Duke u bërë qytetar i BE. Pra gjithë ça na ndodhur në histori, ku jemi përçmuar dhe nëpërkëmbur sa nga të huajt sa nga vetja, unë them më shumë nga vetja sa nga të huajt, por kjo është temë tjetër, ta lëmë pas duke marrë hak për fëmijët tanë, të cilëve mund t’u japim jo pas 20 vjetësh apo pas 30 vjetësh, por mund t’u japim me një mandat BE-në. Një mandat, në 4 vjet. E kuptoni se çfarë na ka ardhur në dorë dhe e kuptoni sa tragjike do ishte ta humbnim këtë oportunitet, duke ngatërruar rrugën e duke u mbytur në një lugë ujë?

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko