Nga të dhënat që kanë sjellë autoritet gjermane ka rezultuar se 24-vjeçarja Rayyan Alwan e vrarë në Tiranë ka bërë denoncim për familjarët e saj në janar të 2024, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Ajo ka denoncuar nënën babain pasi sipas saj dhunonin pasi nuk ishin dakord me jetën e saj, e cila sipas prindërve nuk respektonte rregullat e fesë islame. Gjithashtu ka rezultuar që dokumentet greke që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë të falsifikuara.

Dyshimet janë së Faddi Alwan ka ikur në Liban. Tashmë pista kryesore e policisë është që Faddi Alëan, 49 vjeç e ka sjellë në Shqipëri vajzën e tij për ta vrarë.

Interpol Shqipëria po punon për partnerët për lokalizimin dhe kapjen e tij dhe ekstradimin drejt vendit tonë. Ndërkohë që rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore ende nuk kanë dalë për të përcaktuar se kur është vrarë 24 vjeçarja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko