Me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar Florian Semani zëvendësministër i Financave.
Emërimi i Semanit është bërë në përputhje me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave”, thuhet ne vendimin e qeverise.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.