Moderatorja, Erla Mëhilli e ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku ka treguar se ka një lidhje familjare me kryeministrin Edi Rama.
Mëhilli tha se gjyshja e saj dhe babai i kryeministrit janë kushërinj të dytë. Moderatorja tha se në kohën kur Kristaq Rama ishte gjallë, familjet e tyre takoheshin shpesh
“Mamaja e babait tim, pra gjyshja ime dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë. Lidhja ime me Ramën vjen nga babai, lidhur me qytetin e Durrësit. Pra, më saktë, nga gjyshja. Mamaja e babait tim dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë. Kur ai ishte gjallë, dy familjet tona takoheshin shpesh.
Ndërsa me të ndjerën mamanë e Edit, mamaja ime ka punuar në një klinikë dentare. Unë Edi Ramën e kam takuar krejt rastësisht tek Parku i Rinisë, ku motra ime më prezantoi me të në një takim që nuk e mbaj mend”, tha Mëhilli./
