Skip to content

Kujdes shoferë! Unaza e Tiranës bllokohet për dy netë, ja datat dhe orari

ttruyuy 750x375 1

Një pjesë e Unazës së Madhe të Tiranë do të bllokohet për dy netë me radhë, pasi do të hidhet shtresa e asfaltobetonit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se më 8 Mars, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, do të bllokohet krahu i djathtë i aksit rrugor nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës.

Ndërsa më 9 Mars do të bllokohet krahu i majtë këtij aksi, po në të njëjtin orar, ku do hidhet shtresa e asfaltobetonit.

ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve se trafiku do të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet ne rrugët që lidhen me këtë nyje.