Skip to content

Detaj i ri: lidhje mes një lëvizje ekstremiste austriake dhe terroristit të Zelandës së Re

Napad novi zeland mart2019 epaefe008

Kancelari austriak Sebastian Kurz konfirmoi këtë të mërkurë se ka patur një marrëdhënie financiare mes njeriut i cili vrau 50 persona në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re dhe Lëvizjes Austriake për Identitet, një ekstrem i krahut të djathtë, për ironi në atë kahje ku vërtitet politikisht dhe vetë Kurz, i njohur për qëndrime anti-turke me tendenca islamofobike.

Kurz tha se Austria po konsideron shpërndarjen e lëvizjes, e cila e ka si kauzë të saj ruajtjen e identitetit evropian, raporton Reuters.

Policia austriake kontrolloi banesën e kreut të Lëvizjes Austriake për Identiteti, Martin Sellner. Në kompiuterin e tij është gjetur dhe adresa e e-mail-it të Brenton Tarrant, vrasësit në dy xhami.