Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencë me gazetarët se kryeministri Edi Rama ka bërë përpjekje nën rrogoz për të bashkuar votat me PD më qëllim shkrirjen e SPAK.
Berisha iu referua disa burimeve diplomatike, që sipas tij është ngritur çështja se Rama dëshiron që të bindë PD dhe Sali Berishën për të shkrirë SPAK.
Por ish kryeministri tha se nuk mund ta pranonte këtë gjë, pasi asnjë hap për drejtësinë nuk do bëhet pa Komisionin e Venecias.
“Ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Bëri përpjekje edhe publike edhe nën rrogoz, por unë nuk do bashkoj votat me të. Asnjë hap nuk do bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili do jetë jo vetëm arbitri, por do jetë institucioni që do trajtoje problemet e reformës në drejtësi. Ai mendonte se Sali Berisha meqë është akuzuar padrejtësisht tani në akt hakmarrje do pranojë të votojë për shkrirjen e SKAPIT, por i bëri hesapet gabim dhe mbeti duar bosh.
Nga burgime diplomatik dhe burime të tjera është ngritur kjo çështje të përpjekjeve të tij për të bashkuar votat me PD, por kjo nuk mund të ndodhte. Unë veprimin e kam shpjeguar pse, nuk e lë vendin pa institucione akuze kurrë, por një reformim të institucioneve të akuzës për një vend të lirë.”, tha Berisha.