Skip to content

Listat e kandidatëve për deputet, PD mbledh më 12 mars Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike, ka njoftuar se do të mbledh të mërkurën më 12 mars Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD-së, për të diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputet.

Mësohet se Kryesia do të mblidhet në orën 16:00, me rend dite: “Miratim i listës së kandidatëve të Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00.

Kujtojmë se 12 marsi është edhe dita e fundit e afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave qe do garojnë nen koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me heret se nuk do te jete në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Pak ditë më parë, Panorama Online zbardhi paktin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, ku mes tyre janë dakordësuar disa emra të PL-së në listën e sigurt, ndërsa vetë Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur.

“”