Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me presidenten Osmani ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për paqen në rajon.

Shefi i NATO-s ka garantuar se do të përgjigjen ndaj çfarëdo sulmi që cënon sigurinë e Kosovës.

“Jemi gati për t’iu përgjigjur çfarëdo sulmi të sigurisë. NATO-ja do të vazhdoj të luaj rrolin e vet në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve. Këtë e bëjmë bashkë me Policinë e Kosovës dhe EULEX”, tha ai.

Rutte ka folur edhe për rëndësinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdoj sepse është e vetmja zgjidhje.

Sipas tij, dy shtetet duhet të zgjedhin diplomacinë para dhunës.

“Duhet të zgjedhim diplomacinë para dhunës. Në këtë drejtim NATO-ja do të vazhdoj të mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është e vetmja zgjidhje. Të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet për ta shtyrë këtë dialog. E kuptoj që nënkupton vendime të vështira por kjo duhet të parë më afatgjate“, ka deklaruar ai para mediave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re