Skip to content

Do ndiqte gjyqin e Veliajt si vëzhgues, avokati amerikan nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

640 0 1741685792xjrjpg 437 640x375 1

Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk e ka lejuar Joshua Roberts, avokatin amerikan të kryebashkiakut Erion Veliaj të ndjekë seancën në ngarkim të tij. Roberts do e ndiqte seancën e Veliajt në rolin e vëzhguesit.

Një ditë më parë, avokati e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin e Veliajt për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.