Joshua Roberts është avokati amerikan i cili nuk u pranua të merrte pjesë sot në seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Apelin e GJKKO.

Avokati amerikan kërkoi që të merrte pjesë në seancë në rolin e vëzhguesit, por kërkesa e tij u refuzua.

Lidhur me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala, tha sot në emisionin “Open” në News 24, se avokati amerikan nuk u pranua për shkak se ligji shqiptar nuk lejon që në seanca gjyqësore të marrin pjesë palë të treta përveç se palëve të përcaktuara sipas ligjit siç janë  avokatët e palës mbrojtëse dhe prokurorët.

Lala tha se mundësia e vetme që avokati amerikan të merret pjesë në seancë sot do të ishte nëse ai do të kishte kontratë me studio ligjore shqiptare  dhe nëse do ishte i regjistruar në Shqipëri sipas ligjit shqiptar.

Klodiana Lala: Përfaqësuesi i një studio ligjore amerikane, i cili ditën e djeshme ka patur një takim të gjatë me Veliajn në  qelitë e paraburgimit në Durrës, në prani edhe të avokatëve të Veliajt. Ai tha dje se ishte ë cilësinë e vëzhguesit. Ai u paraqit sot në Apelin  e GJKKO në rolin e vëzhguesit. Ligji shqiptar nuk e parashikon që gjatë seancës për shqyrtimin e ankimimit të ketë palë të tjera përveç se palëve të caktuara. Në këtë aspekt Gjykata i bëri me dije se nuk mund të ishte i pranishëm në seancë.

Ka vetëm një mundësi që ai të ishte i pranishëm në gjykatën e Apelit, nëse do kishte kontratë bashkëpunimi me studio ligjore shqiptare dhe nëse do të ishte i regjistruar sipas ligjit në Shqipëri. Pra kjo ishte mundësia e vetme që ai të merrte pjesë në proces. Ai nuk bëri komete në dalje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko