Skip to content

Dorëheqja e Ervin Demos/ Bashkia Berat shkon në zgjedhje të parakohshme

640 0 1679946612xbashkia berat 570

Berati do të shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale pas dorëheqjes së Ervin Demos nga posti.

Demo dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Beratit pasi do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Prefektura e Beratit i ka dërguar shkresë KQZ-së, ku njofton vakancën në bashki pas dorëheqjes së Ervin Demos.

  • “Lënda: Njoftim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat z.Ervin Demo. Këshilli i Ministrave Tiranë.
  • Në institucionin e Prefektit të Qarkut Berat është administruar shkresa me nr. 1446/1prot, datë 11.03.2025 e Këshillit të Bashkisë Berat me lëndë “Njofim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat”.
  • Në zbatim të ligjit nr.139/2015″Për VetëQeverisjen Vendore” neni 61″Përfundimi para kohe i mandatit të Kryetarit të Bashkisë” pika 1,gërma d,pika 2,3 bashkëlidhur po ju përcjellim dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë të z.Ervin Demo.
  • Duke ju falenderuar për bashkëpunimin. Prefekti i qarkut Valbona Zylyftari”, thuhet në njoftim.