Skip to content

“Rrjedhje” dhe nga Partia Socialiste! Largohen dy deputetët, nuk pranuan të jenë në lista të hapura (EMRAT)

dgj sd

Vula” listës së kandidatëve do t’i jepet në orën 18:00 në mbledhjen e kryesisë

Pas debateve të lindura në kampin opozitar në lidhje me përcaktimin e listave për zgjedhjet e 11 majit, edhe në mazhorancë kanë nisur përçarjet e para.

Mësohet se  deputeti Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur. Edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.

“Vula” listës së kandidatëve do t’i jepet në orën 18:00 në mbledhjen e kryesisë, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.