Skip to content

Makina përplaset me motorin në Fier- Libofshë, një i lënduar

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Libofshë. Një motomjet  është përplasur nga një automjet tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit .

Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.

“”