Prokuroria e Sarandës ka vendosur në sekuestro 3 pasuri të paluajtshme të një shtetasi, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

44-vjeçari me iniciale R. L., banues në Sarandë, rezulton me precedentë penal në fushën e narkotikëve.

Pasuritë e sekuestruara:

1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
1 truall me sipërfaqe 100 m²;
1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

Ndërkohë vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të44-vjeçarit.

Sarandë

Vihet sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një shtetasi, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:

1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
1 truall me sipërfaqe 100 m²;
1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko