Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv me moderatore Sonila Meçon, tha se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është dorëzuar sot, për arsye se nuk ka asnjë ‘mjet mbrojtës’ në dorë.
Ai theksoi se Veliaj e ka kuptuar sot se u braktis nga kryeministri Edi Rama.
“Arsyeja ka qenë shumë e thjeshtë. Sepse është shumë e thjeshtë, se qenë pushtetin Erion Veliajt ja kishte dhënë dikush tjetër. Ditën që Edi Rama doli tha se ‘bëtë gabim që dolët atje’, pra protesutat atje. Heshtja ra edhe ata që quheshin deputetët e Erion Veliajt kyçën gojë dhe askush nuk shkon më as te SPAK-u dhe te gjykata të bëjë presion. Arma e vetme që i mbeti zoti Veliajt për t’u mbrojtur ishin aksesi që kishin në media ku ju kthye në boomerang, sepse ata i vunë akuza të reja që ja cilësuan si shantazh ndaj prokurorisë dhe përpjekjet për të intimiduar prokurorët dhe gjykatësit. Tani është e qartë se Erion Veliaj është shitur nga Edi Rama ose më sakt është braktisur, është lënë i vetëm në fatin e tij. Dhe po të shikoje sot reagimin e Veliajt, duket qartë se ai e ka kuptuar dhe është dorëzuar. Dhe e ka kuptuar që Edi Rama e ka braktisur.”, tha Tomorri.
