
Doktori Ibrahim Bruka, mjek në klinikën kirurgjikale në QSUT është
shprehur se vetëm ashpërsimi i kodit penal, për të cilin premtoi
kryeministri Edi Rama, nuk do të mund ta ndalë dhunën ndaj mjekëve.
Mbështetur në eksperiencën e gjatë të punës në spital, mjeku arrin në
konkluzionin se problemet janë shumë herë më të thella nga sa kërkon
t’i paraqesë qeveria që sipas tij është kujtuar shumë vonë për
rregullimin e bazës ligjore në mbrojtje të bluzave të bardha.
I të njëjtit mendim është edhe doktor Genti Stroni, një prej mjekëve
të dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës. Mjeku argumenton nevojën e një
analize të thellë të shkaqeve që çojnë drejt dhunimit të bluzave të
bardha.
Sipas Stronit me rënien e diktaturës ka ndodhur një diferencimin në
kahun negativ në vlerësimin e punës së mjekut, që deri para viteve 90
paguhej njësoj si juristi në sistemin e drejtësisë.


