Një zjarr masiv ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha në Gjorgoz bashkia Patos.
Burime informacioni nga reparti zjarrfikes Patos pohojnë se në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikse dhe 18 forca policie zjarrfikse për të shuar flakët.
Po sipas këtyre burimeve mësohet se flakët e zjarrit po ndihmohen nga era e fortë që po fryn në këto momente duke llogaritur që pylli shtrihet në luginën e lumit Gjanica.
