Nga 820 km kanale kulluese të cilat janë në administrim të bashkisë së Maliqit, deri më tani janë pastruar rreth 500 km kanale, çka bën që përmbytjet të evitohen në përqindje të madhe.
Bashkia Maliq ka qenë tepër problematike gjatë viteve të kaluara pasi pas rreshjeve mesatare krijoheshin përmbytje të tokave bujqësore, duke shkuar dëm thuajse të gjitha kulturat e mbjella nga fermerët.
Aktualisht po punohet në kolektorin e fshatit Tërovë në një gjatësi prej 7,2 km pas shumë vitesh pa ndërhyrje, gjë të cilën e pranojnë edhe vetë banorët
.
Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu thotë se ndërhyrja fillimisht është përqëndruar në kanalet më problematikë të kësaj fushe duke evituar përmbytjet e tokave bujqësore, ndërkohe që brenda vitit pritet që të pastrohen edhe të gjitha kanalet e mbetura.
Fusha e Maliqit është fusha e dytë më e madhe në vend, ku prodhohet një pjesë e mirë e produkteve bujqësore e blegtorale, prodhim i cili shpeshherë ka shkuar dëm për shkak të përmbytjes së tokave bujqësore.



