Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin e tij të plotë se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara , si dy aleatë, do të avancojnë bashkëpunimin e tyre me solidaritet, orientim drejt rezultateve dhe sinqeritet në këtë periudhë të re.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve Presidenciale, presidenti turk deklaroi se zhvillimet rajonale dhe globale kanë bërë të nevojshme rritjen e konsultimeve midis Turqisë dhe SHBA-së për të gjitha çështjet, si dhe se ata mbështesin “iniciativat e menjëhershme dhe vendimtare të Trump për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës “.
SErdogan i tha Trump gjithashtu se SHBA duhet t’i japë fund sanksioneve të vendosura ndaj Turqisë sipas ligjit CAATSA , të përfundojë procesin e blerjes së avionëve luftarakë F-16 dhe të rikthejë Turqinë në programin luftarak F-35, në mënyrë që të zhvillohet bashkëpunimi midis dy vendeve në industrinë e mbrojtjes.
Më në fund, gjatë komunikimit të tij me presidentin amerikan, Erdogan thuhet se deklaroi se Turqia është përpjekur për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
