Bashkimi Evropian është shprehur i gatshwm tw ndihmojë Maqedoninë e Veriut në pwrballimin e pasojave nga tragjedia me 59 viktima dhe 155 tw plagosur nw Koçan

  • “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile, nëse kërkohet”, tha njw zëdhënës i Komisionit Europian, ndërsa shprehu keqardhjen për tragjedinë.

Në lidhje me zjarrin, Komisioneri Evropian për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Labib, shprehu keqardhje për viktimat dhe shprehu solidaritetin me Maqedoninë e Veriut.

  • “Tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr katastrofik në një klub nate ka sjellë një numër të madh viktimash dhe të plagosur. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e emergjencës. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje. Qëndrojmë në solidaritet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Labib në një postim në rrjetin X.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re