Pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së, Sali Berisha foli për mediat.
Berisha e nisi fjalimin me ironi kundrejt Ramës dhe kryebashkiakut  Tiranës Erion Veliaj.

Berisha tha se statuset e para te Veliajt në Facebook lidhur me arrestimin e tij janë redaktuar nga redaktori.

Sipas Berishës redaktori i Veliaj ishte kryeministri Edi Rama.

Berisha:  Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin.

Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan. Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.

Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë. Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.  Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori. Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është.
Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.

Po çfarë po bënte Redaktori këtu? Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit. Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat.

Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar. Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë… Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko