Skip to content

Përplasi fëmijën 5 muajsh në tokë! Nisin hetimet për nënën 37-vjeçare, foshnja nën kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale!

Nëna 37-vjeçare, e cila përplasi në tokë fëmijën e saj 5 muajsh tre ditë më parë në lagjen Pavarësia në Vlorë po procedohet nga autoritetet përkatëse.

Policia e Vlorës bën me dije se nëna 37-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh.

I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

• H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

“”