Skip to content

”Shumë interesante”Trump njofton publikimin e dokumenteve të vrasjes së Kenedit

GI Robert Kennedy John F Kennedy.jpg

Presidenti Donald Trump ka njoftuar publikimin e afro 80 mijë faqeve dokumente që lidhen me vrasjen e John F. Kennedy.

Vrasja e Presidentit John F. Kennedy më 22 nëntor 1963 në Dallas, Teksas, ndikoi thellësisht historinë e Shteteve të Bashkuara, duke gjeneruar teori konspirative që kanë vazhduar për më shumë se gjashtëdhjetë vjet. Versioni zyrtar, i krijuar nga Komisioni Warren, ia atribuon vrasjen Lee Harvey Oswald, një ish-marinist që veproi i vetëm. Megjithatë, shumë historianë dhe studiues vazhdojnë të vënë në dyshim këtë përfundim, duke nxitur spekulimet për një komplot të mundshëm.

Me kalimin e viteve, qeveria ka nxjerrë gradualisht dhjetëra mijëra dokumente në lidhje me atentatin, por një pjesë e konsiderueshme kanë mbetur të klasifikuara për arsye të sigurisë kombëtare. Tani, një kapitull i ri në këtë histori të gjatë hapet me njoftimin e Donald Trump.

Donald TrumpNjoftimi i Trump: “Ato janë shumë interesante”

Presidenti Donald Trump tha se “rreth 80,000 dosje” në lidhje me vrasjen e Kenedit do të bëhen publike sot. Duke folur për gazetarët, ai shtoi: “Ato janë shumë interesante. Unë nuk do të prish asgjë, ju do t’i lexoni nesër (sot, red.) dhe do të nxirrni përfundimet tuaja.”

Urdhri ekzekutiv për lirimin u nënshkrua nga Trump në fund të janarit dhe përfshin dokumente mbi vrasjet jo vetëm të John F. Kennedy, por edhe të vëllait të tij Robert Kennedy, i cili u vra në vitin 1968, dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Trump përsëriti synimin e tij për të bërë publik të gjithë materialin në dispozicion, duke thënë: “Gjithçka do të zbulohet”. Ky vendim përfaqëson një përpjekje për të ofruar transparencë më të madhe në një ngjarje që shënoi politikën amerikane të shekullit të 20-të.

Çfarë do të dali nga këto dokumente?

Edhe pse njoftimi ka krijuar një pritje të madhe, disa historianë dhe studiues besojnë se nuk ka gjasa që të dalë ndonjë zbulim novator. Arkivi Kombëtar ka publikuar më parë shumicën e dosjeve, duke deklaruar në vitin 2022 se 97 për qind e dokumenteve në lidhje me vrasjen e Kenedit ishin deklasifikuar. Megjithatë, shumë faqe ishin ende të censuruara ose pjesërisht të redaktuara.

  • Presidenti Joe Biden tha në dhjetor 2022 se një numër “i kufizuar” dokumentesh do të mbeten të klasifikuara për arsye të sigurisë kombëtare. Me kërkesë të disa “agjencive” të paspecifikuara.

Edhe gjatë presidencës së tij të parë, Trump autorizoi publikimin e mijëra dokumenteve, por disa prej tyre i mbajti me kërkesë të FBI-së dhe CIA-s. Tani, me publikimin e sotëm, presim të shohim nëse më në fund do të zbulohet ndonjë informacion i ri.

Sot, më 18 mars 2025, Arkivi Kombëtar do të publikojë 80,000 dosjet e shpallura nga Trump. Ky operacion përfaqëson një nga publikimet më të mëdha të dokumenteve të klasifikuara në historinë e SHBA. Megjithatë, ekspertët mbeten të kujdesshëm: Shumë besojnë se nuk ka gjasa që këto dosje të përmbajnë detaje që mund të rishkruajnë historinë e vrasjes së Kenedit.

Mbetet për t’u parë nëse ky botim i ri do të ndihmojë në largimin e dyshimeve apo nëse, përkundrazi, do të vazhdojë të ushqejë misterin rreth një prej ngjarjeve më të diskutuara të shekullit të 20-të.

Përshtati në Shqip S