Kryeministri Edi Rama në prezantimin e kandidatëve në qarkun Berat ka folur për numrin që Partia Socialiste do të ketë në fletën e votimit.
Rama u shpreh se i pëlqen numri 5, sepse tregon rezultatin 5:1.
Kryeministri kishte dhe një porosi për kryebashkiakët socialistë, të cilëve u tha se duhet të jenë në dispozicion të PS dhe të mos interferojnë në garë.
“Dua t’ju them kryetarëve të bashkisë se duhet të jenë në dispozicion të PS-së. Duhet të jenë në dispozicion të PS-së, numrit 5 dhe pesa më pëlqeu shumë sepse është tamam 5:1. Një garë pa interferenca nga kryetarët e bashkive”, tha Rama.
