Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Berat, ku po prezanton kandidatët për deputetë dhe planin e Partisë Socialiste për këtë qytet.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se kandidatët duhet të jenë në dispozicion të PS-së dhe numrit 5.
Rama paralajmëroi se kandidatët nuk do të hyjnë në garë me interferenca.
Kryeministri shtoi se për Beratin, PS ka 7 mundësi kandidatësh në listë për 6 vende për deputetë.
“Duhet të jenë në dispozicion të PS-së dhe numrit 5.
Ky numër më pëlqeu shumë se ështe si 5-1.
Nuk do hyni në garë me interferenca.
Nuk bëhet fjalë për deputetë të asaj zonë ngushtësisht.
Dhe kjo vlen për të gjithë.
- Është e drejta juaj të keni preferencë, por ne kemi këtu 7 mundësi në listë për 6 vende.
Dhe është absolutisht e pakuptimtë të thuhet ndryshe.
Kemi respektuar moshat, gjinitë.
Këtu mund të ishin 7 të tjerë, por në fund të ditës nuk duhet harruar se zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë nga lista”,-tha Rama.
Rama, gjatë fjalës së tij, nuk ngurroi të bënte batuta edhe me deputetin e Beratit, Fadil Nasufi.
“Fadili është specie në zhdukje.
Kur u bë biseda për listat, i thashë se të gjithë burrat nuk mund të jenë në lista ,nesë nuk kanë mandat ose rol drejtues.
Ata që mendojnë se mund ta kalojnë Fadilin, kjo është maratonë”,-tha Rama.
