Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe drejtuesin e Qarkut Berat, Ervin Demo, ishin në kantierin e rrugës Berat-Ballaban.
Ministrja Balluku dha detaje për rrugën, për të cilën tha se është urbane-interurbane e kategorisë F dhe gjatësia e plotë e segmentit do të jetë 60 km. Kjo rrugë lidh tri bashki, Përmet, Berat dhe Tepelenë.
“Bankinat nga 3 metra secila. Dy bankinat anësore 1 metër e gjysmë të dyja. Është rrugë urbane-interurbane, kategoria F dhe gjatësia e plotë e segmentit është 60 km e gjatë. Tani do të ecim edhe më shpejt”, tha Balluku.
