Gjykata e Posaçme e Apelit zbut masën e sigurisë për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi.

Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për “shpërdorim të detyrës” për ish-kryebashkiaken e Libohovës, por i zbuti masën e arrestit me burg.

Burime bëjnë me dije se Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg. Në ndryshim nga Shkalla e Parë, Apeli ia pezulloi dënimin me burg duke e konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Luiza Mandi u akuzua për shpërdorim detyre pas denoncimit të një qytetari se në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko