Vijon kaosi në Bashkinë e Tiranës. Rama kërkon rikthimin në detyrë si kryebashkiake e komanduar të Anuela Ristanit, por lufta Rama-Veliaj vijon në distancë.
Raportohet se kryebashkiaku i ndodhur në paraburgimin e Durrësit nuk pranon të firmosë vendimin për të kthyer në detyrë Ristanin.
Sipas raportimeve, Erion Veliaj nuk ka pranuar të firmosë as emërimin e Jonida Haliliti si Sekretare e Përgjithshme, duke zëvendësuar besnikun e Veliajt, Alban Dokushin, i shkarkuar nga kryeministri Rama.
Pasi kryebashkiaku Veliaj emëroi nga burgu Sara Goxhajn si kryetare të deleguar, kryeministri Rama nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e shkarkoi nga detyra.
Rama ka shkuar dje në mesnatë në Bashkinë e Tiranës. Vajtja e tij në institucion ka qenë e befasishme, pasi ka mësuar se Erion Veliaj nga burgu i Durrësit ka firmosur shkresën me numër Protokolli 11273, dhe kishte emëruar shtetasen Sara Goxhaj të ushtronte detyrën e kryetares së Bashkisë së Tiranës.
